Lampard lavdëron lartë Ziyechin: Është shumë impresionues, yll botëror
Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka lavdëruar sulmuesin Hakim Ziyech që iu bashkua skuadrës në verë.
Sport
Ziyech bëri dy asistime në ndeshjen ndaj Sheffield Unitedit duke i ndihmuar të fitojnë me rezultat bindës 4 – 1, transmeton lajmi.net.
Tekniku anglez është i lumtur me paraqitjet e marokut dhe e cilëson si yll botëror.
“Është yll botëror. Edhe më impresionues kur punon me të. Do jetë lojtar i madh për ne”.
“Me duhen lojtarë të nivelit të tij. Kjo është e vështirë. Mesfusha gjithashtu është në formë”, deklaroi ai.
Chelsea momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë, një pikë më pak se lideri Southampton./Lajmi.net/