Aktorja e njohur turke në pritje të ëmbël
Ozge Ozder po bëhet nënë.

ShowBiz
Aktorja e njohur turke, Ozge Ozder është në pritje të ëmbël dhe tashmë është mësuar edhe gjinia e foshnjës, shkruan lajmi.net.
Mediet turke raportojnë se janë pikërisht miqtë e aktores ata të cilët e zbuluan lajmin për shtatzëninë e Ozder.
42-vjeçarja dhe partneri i saj, këngëtari Sinan Guleryuz, pas dy vitesh martesë po bëhen prindër të një vajze.
Kujtojmë se Ozge njihet për role të shumta në telenovelat turke, ajo shumë shpejt do të shfaqet edhe me një rol në serialin “Doktori i mrekullive”.
Ndryshe, Ozge Ozder dhe Sinan Guleryuz u kurorëzuan më 2018, meqë rast edhe kishin organizuar dasmë të madhe. /Lajmi.net/