Megan Fox mbyll kapitullin e ndarjes, duket shumë e lumtur në krahët e reperit
Megan u fotografua sërish me të dashurin e ri.

ShowBiz
Pas ndarjes nga Brian Austin Green, Megan Fox ka nisur menjëherë lidhje të re dashurie, shkruan lajmi.net.
Ajo është në romancë me reperin Machine Gun Kelly, me të cilin fotografohet shumë shpesh në publik.
Së fundi, paparacët kapën disa fotografi të dyshes, teksa kishin dalë për të blerë gjëra ushqimore në Los Angeles.
Megan dhe i dashuri i saj dukeshin tejet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa bukuroshja duket se e ka lënë pas ndarjen nga Brian Austin Green. /Lajmi.net/