Aktori kosovar ka diçka për të thënë pas zhvillimeve të fundit në vend

Naser Rafuna ka një mesazh lidhur me aktakuzat e konfirmuara nga Gjykata Speciale.

ShowBiz

05/11/2020 23:03

Gjatë ditës së djeshme u bastis shtëpia e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit, e më pas ai u arrestua dhe u dërgua për në Hagë, shkruan lajmi.net.

Në mbrëmje u njoftua se Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe për Rexhep Selimin.

Me zhvillime të njëjta nisi edhe dita e enjte, në mëngjes u bë e ditur se kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, iu konfirmua aktakuza.

Ky i fundit është vetdorëzuar në zyrat e EULEX-it, kurse më pastaj njoftoi se ka hequr dorë nga të gjitha postet politike.

Pas tij, presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për medie deklaroi se edhe atij iu konfirmua aktakuza nga Specialja dhe u dorëhiq nga ky post dhe më vonë, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u nisën për në Hagë.

Lidhur me këto zhvillime ka pasur reagime të shumta që nga dita e djeshme.

Ka reaguar edhe aktori Naser Rafuna, i cili thotë se çuditet se si reagojnë për këto zhvillime disa persona, pasi vet e proklamuan dhe votuan Gjykatën Speciale.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I RAFUNËS, PA NDËRHYRJE:

“Çuditët njeriu qysh reagojnë disa me statuse për UÇK-në apo ma saktë pas arrestimit të fundit dhe arrestimeve tjera kohën e fundit.Këta “disa”, do të reagojnë edhe për arrestimet që do ti bëjnë ( shumës) në të ardhmën Gjykata Speciale duke i dërguar të arrestuarit në HAGË. Ishin këta “disa” që vet e proklamuan, promovuan dhe e votuan Gjykatën Speciale. Me mallku dreqin në publik kur je mik i fshehtë i tij- quhet HIPOKRIZI. Prandaj ju “disa”, pasi ia keni bërë gropën vëllaut, a e keni ditur që e keni bërë atë gropë me madhësinë e trupit tuaj. Kështu njëjtë,sikurse fati që bën hajgare me ilaqet,ashtu edhe falja është e përsosur,kur fyerja është harruar. Prandaj duke e ndjerë ky popull vehtën të fyer në çdo aspekt të jetës,ju “disa” do të harroheni. Do të harroheni si…qysh e pat emrin ai Ministri që ishte para shumë viteve? S’po na kujtohet…pra,kjo është kaq, si “mjaftesë” e që fjala “mjaft” do të jetë veq fillimi. Në raste të tilla- vërtetë vota është e shenjtë. Fundi i Fundit:Drejtësia mbi cdogjë.Rrofshin shqiptarët,Popull ky,ndër më të mirët në botë, si shkas durimi ynë❤️.Rroftë UÇK-ja dhe ushtarët e DENJE të saj“. /Lajmi.net/