“Trimi i Dukagjinit”, vjen me videoklip nga Gold AG
Gold AG ka publikuar këngën e tij më të re.

ShowBiz
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Gold AG sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Trimi i Dukagjinit”, shkruan lajmi.net.
Këtë këngë, reperi ia kushtoi dëshmorit Fadil Maloku, ndërsa e solli të vizualizuar edhe me klip, të punuar nga MProduction.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes vet Goldi, ndërsa orkestrimin e bëri Wirusi.

“TRIMI I DUKAGJINIT ? ma e rejaaa ❤️ LIRIA KA EMËR #UÇK“, ka shkruar reperi, i cili ka bërë edhe disa reagime lidhur me konfirmimin e aktakuzave për Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. /Lajmi.net/