“Kjo po më vret”, Rita nuk pajtohet që Britania të izolohet sërish
Rita ka reaguar edhe një herë lidhur me izolimin e Britanisë.

ShowBiz
Për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19, Britania sot është futur sërish në izolim, shkruan lajmi.net.
Këtë gjë shumë qytetar nuk e kanë pritur mirë, e mes tyre edhe këngëtarja Rita Ora duket e pikëlluar për këtë vendim.
“Kjo vazhdon të më vret vërtet, izolimi i dytë, le të mos e bëjmë këtë sërish”, ka shkruar Rita në postimin e fundit.
Rita Ora ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, por pritet që së shpejti t’i sjell për fansat këngët që i ka punuar gjatë këtyre muajve. /Lajmi.net/