Më në fund, Reali fillon negociatat për rinovimin e Ramos

Real Madrid ka filluar negociatat për të zgjatur kontratën me Sergio Ramos, raporton "ESPN".

Sport

05/11/2020 14:07

Sipas medieve, përfaqësuesit e klubit “mbretëror” kanë kontaktuar tashmë agjentin e Ramos për të vazhduar bashkëpunimin me mbrojtësin 34-vjeçar.

Kontrata e Ramos me Real Madrid skadon në fund të sezonit, kështu që kontrata e re aktualisht është një përparësi për Los Blancos.

Mediet spanjolle kanë raportuar prej kohësh se negociatat nuk kanë filluar ende dhe se Ramos tashmë ka marrë oferta nga klube të tjera.

Sipas informacionit të fundit, Reali do t’i ofrojë atij një kontratë 2-vjeçare sepse Ramos është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekipin si në fushë ashtu edhe në zhveshtore. /Lajmi.net/