Kanye West e pranon humbjen, thotë se do kandidojë më 2024

Kanye West është 'dorëzuar' më në fund.

ShowBiz

04/11/2020 08:47

Kanye West e pranoi se nuk ka asnjë shpresë për të fituar në garën për president të SHBA-ve, shkruan lajmi.net.

Reperi në orët e vona të së martës, kur filluan të dalin rezultatet preliminare në disa shtete, e pranoi publikisht disfatën.

“WELP KANYE 2024″, ka shkruar ai në tweet, teksa në foto shihet prapa tij një hartë, në të cilën tregohen rezultatet nëpër shtete.

Ani pse e dinte se nuk kishte asnjë gjasë për fitore, Kanye West kishte deklaruar disa herë se po hynte në garën për President dhe shpresonte në fitore.

Reperi nuk kishte pasur ndonjë përkrahje të madhe nga familja, madje as bashkëshortja e tij Kim asnjëherë nuk e mbështeti atë publikisht në këtë garë.

Mbetet të shihet nëse më 2024, Kanye West do ia mësyjë sërish garës. /Lajmi.net/