Në foton nga prapaskenat e klipit, Fjolla e Fisniku i bëjnë dedikime dashurie njëri-tjetrit
I fejuari i bëri dedikim dashurie Fjolla Morinës.

ShowBiz
Fjolla Morina ka pak kohë që konfirmoi lidhjen e dashurisë me Fisnik Sylën, i cili edhe i propozoi fejesë asaj, shkruan lajmi.net.
Pasi e konfirmuan lidhjen, çifti i kanë bërë të shpeshta paraqitjet publike, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet romantike.
Së fundi, Fisniku publikoi një fotografi, në të cilën u shfaq krah këngëtares dhe shprehet krenar që e ka atë afër vetes.
“Prapa çdo njeriu të suksesshëm, është gjithmonë një grua e kuptueshme dhe shpirt binjak. Krenar që të kam pranë”, shkruan ai.
Të njëjtën foto, të cilën çifti e kishin shkrepur gjatë xhirimeve të klipit “Kape” e publikoi edhe Fjolla.
“Si të trajtojnë, është ajo çka ndjejnë për ty”, shkroi Fjolla sipër fotografisë. /Lajmi.net/