Me poza tërheqëse, Kendall inkurajon qytetarët të dalin në votime: Barbie votoi, radha juaj
Kendall ndau fotografi joshëse, me të cilat bëri thirrje për të dalë në votime.

ShowBiz
Për amerikanët sot është “Dita D”, ngase me këtë datë ata përzgjedhin se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan lajmi.net.
Modelja Kendall Jenner ndau me ndjekësit disa fotografi ku shfaqet e veshur me një bodysuit dhe çizme të gjata.
Me këtë paraqitje, ajo njoftoi se e ka kryer obligimin e saj për të votuar, kurse u bën thirrje qytetarëve ta bëjnë të njëjtën gjë.
Ndryshe, sikurse motra e saj Kim, edhe Kendall së fundi është kritikuar për organizimin e ndejave në kohë pandemie. /Lajmi.net/
View this post on Instagram