Këshilla si të mbroheni nga koronavirusi gjatë këtij dimri

Ekspertët kanë ndarë për ju disa këshilla që mund të iu mbrojnë gjatë kësaj situate pandemie gjatë dimrit.

Lifestyle

03/11/2020 14:34

Teksa temperaturat ulen, rastet pozitive me koronavirusin e ri janë vazhdimisht në ngritje kudo rreth botës, shkruan “CNBC”.

Teksa rreth botës të gjithë janë të shqetësuar për çka dimri do sjellë, ne duhet të mendojmë se si të mbrohemi, transmeton lajmi.net.

Si shkak i viruseve sezonale, ne duhet të ruhemi edhe më shumë se përpara, sepse një kombinim i virusit sezonal dhe koronavirust do të ishte fatal thuajse për këdo.

Sot ekspertët na kanë dhënë disa këshilla që mund të na e shpëtojnë jetën neve, ose dikujt tjetër.

Përpiquni të zvogëloni numrin e personave me të cilët keni kontakt

Është e kuptueshme se gjatë kësaj periudhe të gjithë ne i shmangim kontaktet me të panjohur, por ne nuk kemi kujdes nga miqtë dhe familja, transmetonlajmi.net.

Është pikë kryesore e mbrojtjes që të zvogëlojmë kontaktet me miq dhe familje. Të gjithëve mund të ju duket kjo pak e vështirë duke marrë parasysh se është thuajse sezoni i festave të fundvitit, por për të mirën e secilit ne duhet të respektojmë distancën.

Krijoni disa plane rezervë

Mund të jetë e frikshme të mendojmë për më të keqën, por kjo do të ndihmoj ta kontrolloni situatën nëse ndodhë më e keqja.

Nëse keni fëmijë në çerdhe, mendoni se kush mund të kujdeset për ta gjatë kohës që ju jeni në punë.

Nëse ju dhe familja juaj infektoheni, a keni familjarë ose miq që do mund të ju sjellin ushqime dhe a keni se ku të karantinoheni nëse ju ose vetëm një nga amtarët e familjes tuaj infektoheni.

Mirëpo mos e stresoni veten shumë me detaje, transmeton lajmi.net.

Sigurohuni që keni mjaftueshëm ushqim dhe suplimente të tjera që mund të ju duhen

Nuk keni nevojë të blini nga paniku, thjeshtë nëse diçka është prioritet për familjen tuaj, sigurohuni që keni mjaftueshëm gjatë gjithë kohës. Qoftë ushqimi, barëra, uji, etj.

Kujdesuni që të keni suplimentet e nevojshme për dimrit, të paktën ato që ju duhen të mbroheni nga ftohja ose viruset sezonale.

Merrni vaksinën kundër viruseve sezonale

Ekspertët mjekësorë po i inkurajojnë të gjithë që të marrin vaksinat kundër gripave ose viruseve sezonale, sepse në kombinim me koronavirusin ato mund të jenë fatale për një shumicë.

Vaksinës i duhen rreth dy javë që të jetë funksionale, prandaj sa më herët që e merrni, aq më të sigurtë do të jeni. /Lajmi.net/