Edhe dy lojtarë të tjerë të riinfektuar me COVID-19 te skuadra e Parmas

Parma po futet në një krizë të dytë nga COVID-19.

Sport

31/10/2020 16:39

Pandemia COVID-19 po hap telashe të reja në Serie A, me skuadrat që vazhdojnë të njoftojnë për raste të reja të infektuara.

Parma ka njoftuar sot për dy raste të reja të riinfektuara me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Një njoftim i ngjashëm lëshohej edhe dje nga skuadra italiane, ku dy lojtarë të tjerë ishin riinfektuar.

Tani, në dy ditët e fundit ka katër lojtarë që janë riinfektuar me koronavirus. /Lajmi.net/