Sejdiu: Shifrat e sotme të COVID kanë brenda edhe lajme të mira
Dardan Sejdiu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, e ka parë si pozitiv rritjen e numrit të rasteve, pasi që, sipas tij, “më në fund numri i testimeve çdo ditë po rritet”.

Lajme
“Këta numra sot për COVID kanë edhe lajme të mira, jo për faktin që ka shumë raste, por për faktin që më në fund numri i testimeve çdo ditë po rritet!”, kështu ka deklaruar Sejdiu në Facebook-un e tij.
Ai, tutje iu ka bërë thirrje qytetarëve për vendosje të maskës dhe mbajtje të distancës.
“Vendosja e maskes, mbajtja e distances, dhe higjiena se bashku me respektimin e vendimeve na ndihmojn që ta kalojm me më pak pasoja valën e rradhes dhe dimrin që po vjen!
“Vendosja e maskes, mbajtja e distances, dhe higjiena se bashku me respektimin e vendimeve na ndihmojn që ta kalojm me më pak pasoja valën e rradhes dhe dimrin që po vjen!”, ka shtuar tutje ai.
Kosova sot ka njoftuar sot se nga 1,750 mostra të marra, janë paraqitur 514 raste me koronavirus përbrenda 24-orëve. /Lajmi.net/