U operua para shtatë javësh, Enca thotë se qëndroi e vetizoluar për 49 ditë
Enca tregon gjendjen shëndetësore disa javë pas operimit.

ShowBiz
Enca Haxhia javë më parë konfirmoi se ishte detyruar t’i nënshtrohet një operimi në këmbë, shkruan lajmi.net.
Madje, ajo për një kohë u shfaq në fotografi me paterica, kurse tani tregon se si është gjendja e saj pas kësaj peridhe.
Ajo publikoi një fotografi, në të cilën shfaq shenjën e operimit në këmbë dhe shkruan “Gati 7 javë nga operimi”.
Ndërsa, më pastaj ajo shtoi “Kam qëndruar në shtëpi për 49 ditë për shkak të gjendjes së këmbës sime (në përjashtim të ditëlindjes) #evetizoluar”.
Ndryshe, Enca ditë më parë festoi ditëlindjen dhe u shfaq tejet atraktive në ndejën që e organizoi me miq. /Lajmi.net/