Arnold Schwarzenegger fotografohet me të dashurën pak kohë pas operimit në zemër

Arnold u pa i buzëqeshur teksa voziste në LA me të dashurën Heather Milligan, pak kohë pas operimit.

ShowBiz

31/10/2020 12:02

Arnold Schwarzenegger është i gjithë buzëqeshur pasi zbuloi kohët e fundit se ai ishte nënshtruar një operacioni në zemër.

Të premten, ylli i The Terminator u fotografua duke vozitur rreth Brentwood, Los Angeles me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa shkonte për detyrat e tij të përditshme me të dashurën Heather Milligan, 45 vjeçe.

Kjo vjen pasi legjenda e filmit zbuloi javën e kaluar se ai kishte zëvendësuar valvulat e aortës së tij kohët e fundit në Cleveland.

‘Falë ekipit në klinikën Cleveland, unë kam një valvulë të re të aortës për të shkuar së bashku me valvulën time të re pulmonare nga operacioni im i fundit,’ shpjegoi 73-vjeçari, baba i pesë fëmijëve.

Ai po ashtu tregoi se është zgjuar dhe po ecën.

Ylli më pas tha, “Unë ndihem fantastik dhe tashmë kam ecur në rrugët e Cleveland duke shijuar statujat tuaja të mahnitshme. Faleminderit çdo doktori dhe infermieri në ekipin tim!”.

Aktori u pa për herë të fundit 10 ditë më parë në Los Angeles dukej i shëndetshëm. /Lajmi.net/