Guardiola shpreson të mbetet te Manchester City
Pep Guardiolan mund ta shohim te Manchester City edhe në sezonet e ardhshme.

Sport
Trajneri spanjoll ka shprehur dëshirën për të qëndruar te skuadra angleze, duke shpresuar se do të ketë rezultate të mira këtë sezon.
Manchester City sezonin e kaluar nuk arriti t’i bënte ballë dominimit të Liverpool, por edhe këtë sezon nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë.
“Unë jam jashtëzakonisht i lumtur këtu”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.
“Unë jam i kënaqur që jam në Mançester dhe shpresoj të bëj një punë të mirë këtë sezon për të qëndruar më gjatë”.
Kontrata e Guardiolas me Manchester Cityn përfundon në verën e vitit 2021./Lajmi.net/