Real Madrid synon shkëmbimin Isco-Dybala me Juventus

Real Madrid po synon një shkëmbim interesant në merkaton e ardhshme.

Sport

30/10/2020 19:55

Kampionët e La Liga, Real Madrid, kanë shfaqur interesim për yllin e Juventus, Paulo Dybala,

Dybala raportohet të ketë ngecur në negociatat me skuadrën e tij, duke hapur rrugë për Real Madrid.

‘Calciomercato’ shkruan se Real Madrid janë gati të përdorin Isco Alarcon si pjesë këmbimi për argjentinasin, transmeton lajmi.net.

Juve thuhet të kenë pasur interesim më parë për 28 vjeçarin spanjoll, i cili nuk është pjesë e planeve të Zidane.

Mbetet të shihet nëse mund të mbyllet një marrëveshje e tillë mes Real Madrid dhe Juventus. /Lajmi.net/