Këto janë përballjet e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës

Me ndeshjet e ditës së mërkurë në Superligën e Kosovës, është kompletuar cikli i parë, me gjithë skuadrat që janë përballur nga një herë mes vete.

Sport

29/10/2020 12:16

Në fundjavë nis cikli i dytë, me ndeshjet e xhiros së dhjetë, ku sjellë disa ndeshje shumë interesante.

Llapi në ‘Zahir Pajaziti’ pret kampionët në fuqi, skuadrën e Dritës, shkruan lajmi.net.

Prishtina pas humbjes nga Ballkani, luan një tjetër përballje të vështirë, në udhëtim te Drenica.

Ballkani në shtëpi pret Besën, Arbëria Treçën ’89 dhe Gjilani si vendas luan ndaj Feronikelit.

Llapi – Drita

Drenica – Prishtina

Ballkani – Besa

Arbëria – Trepça ‘89

Gjilani – Feronikeli

/Lajmi.net/