Pirlo deklarohet pas humbjes nga Barcelona
Andrea Pirlo është deklaruar pas humbjes së Juventusit nga Barcelona.

Sport
‘Zonja e Vjetër’ u mund 0-2 në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve.
Pirlo pas ndeshjes, tha se kanë qenë në dijeni se i pret një ndeshje e vështirë, me Barcelonën që është mësuar të luajë në nivele të larta.
“Ne e dinim që do të ishte vështirë sepse Barcelona po luan një futboll të shkëlqyeshëm dhe ka lojtarë që janë mësuar në këtë nivel, ndërsa ne jemi një ekip në ndërtim e sipër. Kjo është një lojë që na ka ndihmuar të maturohemi”, ka deklaruar Pirlo pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
“Shpresoj që të gjithë lojtarët e dëmtuar të kthehen sa më shpejtë, nuk kam shumë zgjidhje, kështu që disa lojtarë shpesh luajnë nga 90 minuta dy herë në javë”.
“Nuk është e lehtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për lojtarë të rinj dhe të papërvojë”./Lajmi.net/