Legjenda e Chelseat i drejtohet Lampardit: Je shumë larg nivelit të Liverpoolit
Legjenda e Chelseat, Alan Hudson, ka hedhur dyshime serioze mbi aftësitë e trajnerit të Chelseat, Frank Lampard, për ta sjellur në “Stamford Bridge” trofeun e Premierligës.
Sport
Ai këto komente i bëri pas startit të dobët të Bluve këtë edicion në kampionatin anglez.
“Chelsea ka siguruar shërbimet e disa prej lojtarëve me shumë kualitete, por duhet të pranojmë që janë ende shumë larg nivelit të Liverpoolit”, tha fillimisht Hudson.
“Une kam shumë dyshime mbi aftësitë e Lampard në lidhje me taktikat e tij. Ata po pranojnë gola shumë lehtë. Mbrojtja nuk duket e organizuar si duhet dhe mesfusha jo e qartë në veprimet e saj”, shtoi ai në fund. /Lajmi.net/