Aksident në Lupç, lëndohen katër persona
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lupç.

Lajme
Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç, ku për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 ku ishin të përfshira dy vetura.
Ajo ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.
Tutje ajo ka bërë të ditur se njësiti i trafikut është duke u marrë me këtë rast për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Lajmi.net/