Tesla ka prezantuar softuerin e saj “vetë-drejtimi i plotë”
Përditësimi synon të lejojë udhëtime nga një vend në tjetrin pa pasur nevojë për ndërhyrje nga shoferi.
Auto & Tek
Musk thotë se softueri do të duhej të trajnohej dhe testohej për sisteme të ndryshme rrugore ndërsa njëkohësisht plotësonte standarde të ndryshme rregullatore, transmeton lajmi.net.
Musk kishte pretenduar më parë se azhurnimi do të fillonte të prezantohej në 2019, pasi zbuloi se ai e kishte testuar me sukses duke vozitur midis shtëpisë dhe zyrës së tij në Kaliforni.
Bën përdorimin e kamerave dhe sensorëve të integruar të makinave elektrike dhe është trajnuar në të dhënat e hyrjes nga rreth 930 mijë automjete Tesla.
Tesla raportoi një tremujor të pestë radhazi të fitimeve, duke bërë që aksionet e firmës të rriteshin me rreth 3% menjëherë pas thirrjes së fitimeve. /Lajmi.net/