Policia gjen 19 sirianë të fshehur në një kombi në Prizren, vozitësi arratiset

19 migrantë janë gjetur në kombin e një qytetari nga Prizreni që po lëvizte me shpejtësi të madhe dje në fshatin Vlashnje të kësaj komune.

Lajme

22/10/2020 10:27

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka thënë se personi i panjohur i cili ngiste me shpejtësi të madhe automjetin e markës kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në ndjekje të Policisë ka hyrë në oborrin privat në fshatin Vlashnje dhe është arratisur në drejtim të panjohur.

Në automjetin e braktisur janë gjetur 19 (nëntëmbëdhjetë) persona shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret njësiti përkatës i migrimit. /Lajmi.net/