Rekord i ri ditor i COVID-19 në Itali, mbi 10 mijë raste të reja

Statistikat e përditshme të Italisë mbi infektimet e reja të COVID-19 thyen sot rekord për të tretën ditë radhazi, pasi u raportuan 10,010 raste.

Bota

16/10/2020 18:38

Rastet e së enjtes ishin 8000 dhe ato të së mërkurës 7000.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, përditësimi i fundit e çon numrin e përgjithshëm të infektimeve në 391,611, ndërsa atë të të vdekurve (+ 55 sot) në 36,427.