Bayerni me lehtësi kalon tutje në Kupën e Gjermanisë, Flick rezervon disa minuta edhe për Dajakun
Bayern Munich ka kaluar tutje në Kupën e Gjermanisë, pasi ka shënuar fitore të lehtë prej 0-3 ndaj Duren.
Sport
Maxim Choupo-Moting, lojtar i ardhur nga PSG, shkëlqeu për kampionët e Bundesligës.
Sulmuesi nga Kameruni golin e parë e shënoi në minutën e 24’, për 0-1, shkruan lajmi.net.
Thomas Muller dyfishoi epërsinë në minutën e 36’, kur shënoi nga penalltia.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Choupe-Moting, që në minutën e 75’ shënoi për 0-3.
Në këtë ndeshje nga minuta e 61’ u paraqit edhe sulmuesi nga Kosova, Leon Dajaku./Lajmi.net/