Labi tregon kur e publikon këngën me motrën: Ajo ishte fituese e festivaleve kur nuk kishte organizatorë të korruptuar
Labinot Tahiri së shpejti do ta publikojë bashkëpunimin me motrën e tij.
ShowBiz
Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka ditë që po e paralajmëron bashkëpunimin me motrën e tij Sarandën, shkruan lajmi.net.
Ky projekt po vjen pas suksesit që pati me këngën “Hallakam” në bashkëpunim me Albina Kelmendin.

Labi ka treguar se këngën me motrën e tij Sarandën do të publikohet nesër në orën 18:00.
Derisa zbuloi kohën e publikimit të saj ai ka kujtuar disa suksese që motra e tij i ka arritur nëpër festivale të ndryshme, sipas Labit në kohën kur organizatorët nuk ishin të korruptuar./Lajmi.net/
Ky është postimi i plotë i tij:
Tê dashur dëgjues të këngêve tona, ju ata qê u rritêt, e kryet maturat, dasmat dhe mbrëmjet me mua!
Tani i erdhi koha i një dueti të shumë pritur nga unë dhe motra ime SARANDA( gurbetqarja) ?
Diasporë e dashur dhe ju qytetarë, e keni dhe do ta degjoni një këngë të mrekullueshme, ku ashtu në këtë këngë kam nxjerrur favorite vajzat!
Nesër do ta keni nëpër shtëpitë dhe veturat e juaja, ekrane televizive dhe youtube!
Kjo këngë editohet nga Eurolindi!
Kënga është shkruar dhe kompozuar nga Valon Biba dhe Valdrini!
Një supër këngë.
ME DASHURI LABI DHE SARANDA-KOSOVË E SHQIPËRISË.
Nesër në ora 18:00, do jenë dy zëra VËLLA E MOTËR ME KENGË TË RE.
Tetor 2020 @saranda_tahiri_derguti
https://www.instagram.com/p/CGXLPUMhxx4/