Kosovare Asllani shkruan historinë për klubin e femrave të Real Madrid

Emri i Kosovare Asllanit është gdhendur në historinë e klubit të femrave të Real Madrid.

Sport

11/10/2020 14:47

Asllani është bërë golashënuesja e parë në historinë e klubit madrilen.

Real Madrid (F) barazoi 1:1 në udhëtim te Valencia (F), dhe goli i vetëm për Los Blancos u shënua nga sulmuesja shqiptare.

Real Madrid sezonin e kaluar bleu ekipin e Tacon të femrave, dhe sivjet debutoi në Premierligën spanjolle të femrave me emrin e vet. /Lajmi.net/