Interi konfirmon edhe dy raste me Covid-19, numri i të infektuarve shkon në katër

Inter sot konfirmoi se mesfushorët Radja Nainggolan dhe Roberto Gagliardini janë pozitivë për Covid-19.

Sport

08/10/2020 21:00

Numri i lojtarëve të infektuar te Nerazzurrët është rritur tani për katër, pasi u konfirmua dje se mbrojtësit Skriniar dhe Bastoni rezultuan pozitivë për koronavirus.

Të gjithë lojtarët pozitivë janë në izolim dhe Inter konfirmoi se të gjitha protokollet respektohen.

Lojtarët e infektuar ndoshta do të humbasin derbin e qytetit me Milanin, i cili është në program fundjavën e ardhshme. /Lajmi.net/