Martohet Mimoza e “Big Brother 2”
Mimoza Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë.

ShowBiz
Një prej konkurrenteve të “Big Brother Albania” që vazhdon të komentohet edhe pas disa edicioneve, është edhe Mimoza Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Ajo mori pjesë në edicionin e dytë të “Big Brother”, e cila ka preferuar të jetë më e tërhequr nga ekrani.
Bukuroshja nga Gjakova, me anë të rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka kurorëzuar dashurinë me martesë.
Mimoza publikoi në rrjete sociale fotografi, ku shfaqet e lumtur krah partnerit të saj francez, në ceremoninë e dasmës që e organizuan në Francë.
Në fotografitë që ndau nga dasma, ajo u shfaq e veshur me fustan të bardhë dhe dukej elegante dhe tërheqëse. /Lajmi.net/