“Orsato duket se është shpërblyer me një finale të Ligës së Kampionëve për atë gabim të madh”, situata e dy viteve më parë në Itali

Dy vjet e gjysmë pas derbit italian midis Interit dhe Juventusit në "Giuseppe Meazza", përmendet skena e famshme në të cilën mori pjesë Miralem Pjanic, i cili nuk është më pjesë e klubit të Torinos.

Sport

07/10/2020 15:09

I ftuar në emisionin “Le Lene” në kanalin “Italy 1″ ishte Giuseppe Pecoraro, një ish-prokuror federal i cili foli përsëri për gjyqtarin Daniel Orsato në ndeshjen që Zonja e Vjetër” fitoi 2:3.

Pecoraro më parë pohoi se audio regjistrimi nga dhoma VAR në të cilin Daniel Orsato thotë se Pjanic duhej të kishte marrë një karton të dytë të verdhë, dmth një karton të kuq, është zhdukur.

“Liga thotë se ata nuk kishin audio, se nuk kishte asnjë regjistrim. Unë prisja bashkëpunim nga bota e gjyqtarëve, natyrisht nëse nuk ka asgjë për të fshehur. Nëse Orsato është i deleguar për të drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve, duket sikur ai u shpërblye pas një gabimi kaq të madh që preku kampionatin. Ne duhet ta pyesim veten”, tha Pecoraro, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, një përgjigje e qartë erdhi nga Nicola Rizzoli, njeriu i ngarkuar me delegimin e gjyqtarëve në Itali.

“Situata në fjalë nuk kishte të bënte me VAR. Pecoraro mori pamjet e kamerës që morën të gjithë, është një situatë normale, asgjë nuk është zhdukur, nuk ka asgjë për të fshehur”, tha Rizzoli. /Lajmi.net/