Uran Ismaili – Zemajt: Të rritet urgjentisht numri i testimeve dhe të sigurohet trajtim për pacientët nëpër shtëpi
Ish ministri i shëndetësisë Uran Ismaili është ballafaquar sot në komisionin parlamentar me ministrin aktual Armend Zemaj.
Lajme
Ismaili e ka pyetur për një sër çështjes ministrin Zemaj.
Ai ka thënë se është dëshpëruese se si dy ministra të shëndetësisë nuk kanë arritur që të sigurojnë aparaturat e duhura për testim ndaj COVIDIT.
“Në kohën e COVIDit prioritet i madh ka qenë testimi. Më herët 50 për qind i mostrave kanë rezultuar pozitiv. Po të kishim më shumë testime, do të kishte edhe më shumë të infektuar. Prandaj nuk kemi mundur ta menaxhojmë mirë këtë situatë sepse skemi pasur mjaftueshëm testime.”, ka thënë Ismaili.
Ai ka shtuar se rreziku është i madh që të ketë një valë të dytë, andaj sigurimi i këtyre aparaturave është urgjent.
“Rreziku i valës së dytë është permanent, dhe nëse ne nuk i kemi aparaturat e duhura atëherë do të ballafaqohemi me probleme të shumta. Ju kisha lutë të jeni më vizionar rreth asaj se cfarë do të mund të ndodhë në nëntorë ose tutje.”, ka thënë Ismaili.
Aktualisht janë 1200 raste aktive me COVID në Kosovë, ku 164 prej të prekurve janë të shtruar në klinikat e QKUK-së. Me këtë rast, duke parë numrin e madhë të pacientëve që janë duke u trajtuar nëpër shtëpi, Ismaili ka thënë se sistemi shëndetsor duhet të ketë kujdes më të madh për ata pacientë.
“Pacientët të cilët nuk po janë në sistemin shëndetsor, po kanë mungesë mbështetje. Janë të hutuar. Kanë frikë të madhe. Nuk po dinë ku të drejtohen. Nuk po dinë cilat janë analizat të cilat duhet të bëhen etj. Ka një brengë të madhe te familjet se cfarë duhet të bëjnë ata. Nuk është e drejtë që ata të shtrohen vetëm në spital, në mënyrë që sistemi shëndetësorë të mund t’u ndihmoj. Duhet të ndihmohen edhe pacientët nëpër shtëpi.”, ka thënë Ismaili.
Ismaili ka ftuar ministrin Zemaj që të kujdesen më shumë edhe për personat të cilët e përfundojnë COVIDIN, sepse, sipas tij, shumë prej tyre po kanë problem të ndryshme shëndetësore edhe më tutje. /Lajmi.net/