Zemaj tregon se kur do t’u dalin paratë shtesë stafit jomjekësor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe legjislacionin në procedurë lidhur me sektorin e shëndetësisë.

Lajme

07/10/2020 12:31

Ai është pyetur edhe për pagesat e shtesave për punonjësit e stafit jomjekësor, të cilat atyre u janë premtuar nga Qeveria e Kosovës. Zemaj ka thënë se këto pagesa do të ekzekutohen në mënyrë të pjesëshme për 4 muaj.

“Është evidente që për muajin korrik dhe gusht, stafi jomjekësor nuk e ka marrë shtesën. Këtu jemi në koordinim edhe me Ministrinë e Financave. Po mundohemi ta zgjidhim bashkë me SHSKUK-në. Buxheti është i limituar, t’ju them të drejtën, por kjo pagesë do të jetë retroaktive në shumën e cila do të jetë e lejuar për katër muaj, përfshirë tetorin, shtatorin, gushtin dhe korrikun, por në masën të cilën e lejon buxheti dhe e cila është akumuluar dhe është e mundshme që ky prag apo ajo shifër t’ju paguhet edhe stafit jomjekësor”, ka thënë Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë ua ka paraqitur anëtarëve të këtij komisioni një raport të punës së ministrisë lidhur me pandeminë që nga fundi i vitit 2019.

Lexo edhe: 

Zemaj: Jemi në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për vaksinën anti-COVID