France Football e prezanton Topin e Artë për ‘Ekipin e Ëndrrave’
France Football nuk do ta ndajë çmimin për Topin e Artë për vitin 2020 si pasojë e pandemisë së koronavirusit, sidoqoftë ka vendosur ta prezantojë një listë me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në çdo pozitë.

Sport
Kriteri për përzgjedhjen dhe votimin do të jetë i njëjtë si për Topin e Artë, me 170 persona të cilët do të zgjedhin 11-shën finale, e cila do të vendoset në formacionin 3-4-3, raporton Gazeta Express.
Ekipi do të bëhet publik në muajin dhjetor dhe do të vlerësohet si 11-shja më e mirë në histori.
Portierët: Gordon Banks, Thomas Nkono, Gianluigi Buffon, Peter Schmeichel, Iker Casillas, Edwin van der Sar, Sepp Maier, Lev Yashin, Manuel Neuer and Dino Zoff.
Mbrojtësit e krahut të djathtë: Giuseppe Bergomi, Manfred Kaltz, Cafú, Philipp Lahm, Carlos Alberto, Wim Suurbier, Djalma Santos, Lilian Thuram, Claudio Gentile and Berti Vogts.
Mbrojtësit qendrorë: Franco Baresi, Bobby Moore, Franz Beckenbauer, Daniel Passarella, Fabio Cannavaro, Mathias Sammer, Marcel Desailly, Gaetano Scirea, Ronald Koeman and Sergio Ramos.
Mbrojtësit e krahut të majtë: Andreas Brehme, Paul Breitner, Antonio Cabrini, Giacinto Facchetti, Junior, Ruud Krol, Maldini, Marcelo, Nilton Santos and Roberto Carlos. /Lajmi.net/