E PLOTË: Challandes flet në konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut

Bernard Challandes ka folur para gazetarëve, në prag të ndeshjes Maqedoni - Kosovë.

Sport

05/10/2020 11:58

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë komentet e tij para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Trajneri ka nisur konferencën duke folur për Andi Zeqirin e Bernard Berishën. Ai gjithashtu njoftoi edhe për dy mungesa ‘të reja’; Idriz Voca e Hekuran Kryeziu

Challandes flet para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut – përmend Andi Zeqirin e Bernard Berishën

Tutje kanë pasuar pyetjet e gazetarëve, ku selektori i Kosovës ka shpjeguar shumë gjëra, përfshirë edhe mundësitë taktike për zëvendësuesit e të lënduarve.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të thënat e Challandes.

Përmendët mungesat me pesë (edhe Idriz Voca dhe Hekuran Kryeziu) lojtarë të cilët janë pjesë e listës. A ka mundur trajneri të thërrasë më shumë lojtarë që nuk kanë qenë më parë? Si dhe, a e ka humbur Bernardi mundësinë të jetë pjesë edhe në të ardhmen?

“Jeni gazetar, jeni gazetar. Unë dhash përgjigen për këtë takim, lidhur me Bernardin. Dhe, gjithashtu, nëse flas për skuadrën dhe çfarë është mirë për skuadrën, kemi nevojë për më shumë lojtarë ndoshta, por problemi janë pozitat. Ku kemi nevojë? Është pyetja e rëndësishme kjo. Dhe, nëse më duhen lojtarë për këtë apo atë pozitë, seleksionimi është i hapur. Por, varët nga pozita. Ku na duhen?”.

Kriterët duhet të jenë të njëjta për të gjithë lojtarët (lidhur me Bernardin), pasi nuk ka qenë kështu?!

“Kush?” – Zhegrova dhe Kololli – pastaj Kololli shkoi në pushime dhe anashkaloi ndeshjen, pastaj u ankua për lëndim dhe luajti me Zurich.. duhet t’jemi korrekt më të gjithë (vazhdoi pyetja e gazetarit).
“Unë nuk hap polemika për këtë në këtë kohë. Kjo nuk është e duhura për Kosovën. E rëndësishme duhet të jetë fitorja ndaj Maqedonisë. Unë kurrë nuk kam pasur pyetje për Bernardin pse nuk ka luajtur në 20 ndeshje, kurrë askush nuk pyeti pse ai nuk luan, deri më tani! Tani, vjen kjo. Pse? Mos më thoni.”, ishte përgjigja e ashpër e trajnerit Challandes. “Them gjithashtu se nuk pajtohem me shembullin tënd. Ju keni kërkuar gjithmonë disciplinë. Na duhet kjo, ishte kërkesa juaj. Por, unë nuk bëj kompromis për pika të rëndësishme për mua. Nuk jam i çmendur pas disciplinës, ju e kërkuat këtë. Dhe, pas këtij kapitulli, përfundojmë. Ju them, nëse thoni se nuk është njëjtë për të gjithë lojtarët, gaboheni. Celina thoshte se nëse nuk luaj, nuk vi. Ai qëndroi në shtëpi. Kastrati? Njësoj, ai qëndroi me U21. Kjo situatë, një lojtari që i dërgojmë ftesë, e ftojmë te Kosova, por jo për të luajtur, por ndoshta edhe për të qëndruar në bankë. Për mua, nëse një lojtar dëshiron më shumë, ai qëndron në shtëpi. Nuk ka të bëj me Bernardin, është njësoj për të gjithë lojtarët. Të gjithë duhet të qëndrojmë pozitivë, sidomos tani. Nuk flas për Bernardin, flas në përgjithësi”, ishin fjalët e trajnerit.

Deklaruat se jeni pesimist për Muriqin që të paraqitet ndaj Maqedonisë. A sjell kjo ndryshime të mundshme në formacion, dhe kush mbanë përgjegjësinë për ta mbuluar mungesën e tij?

“Tani, unë nuk ndryshoj filozofinë time. E qartë kjo. Kemi një problem tjetër, në të njëjtën kohë sepse Rashica nuk është këtu. Ai mund të ishte sulmues në qendër, por as ai nuk është këtu. Kjo do të thotë se për mua, filozofia nuk ndryshon”, ishte përgjigja e trajnerit të Kosovës.

Nuk ndryshon filozofia… a ka alternativë për të ruajtur filozofinë që kishte deri më tani me gjithë këto mungesa?

“Në këtë pozicion, nuk kemi shumë alternativa. Nuhiu ka luajtur mirë me APOEL, Kololli ka luajtur disa sulmues në këtë pozitë, përfshirë Moldavinë. Mund të imagjinoj edhe Rashanin në qendër. Duhet të vendos. Duhet të mendoj për këtë situatë, gjithmonë më të mirën për skuadrën”, ka thënë trajneri, aluduar për pozitën e sulmuesit.

Mesfuha? Cilat janë alternativat për mungesat që kemi?

“Po, kemi disa lojtarë në mesfushë që kanë luajtur në ndeshjet e fundit, si Shala, Celina, Berisha. Pa disa lojtarë, ne nuk kemi shumë mundësi ndryshimi, por nuk është njësoj sikur me Vedatin”, tha Challandes.

Cili është opinioni për Maqedoninë bazuar në ndeshjet e fundit?. Ata vijnë në formë më të mirë dhe jemi me shumë lëndime.

“Maqedonia ka skuadër të mirë. Kam parë të gjitha ndeshjet e kualifikueseve të tyre. Ndeshjet ndaj Armenisë dhe Gjeorgjisë ndeshje të mira, sidomos ajo me Gjeorgjinë. Nëse shoh këtë skuadër ndonjëherë them se ata luajnë njësoj sikur Kosova, nëse luajnë mirë. Ata kërkojnë posedim, nga krahët, me mbrojtës krahu që dalin përpara, kanë lojtarë teknik, do të thotë pak a shumë filozofi sikur Kosova. Do të thotë, skuadër e mirë, shumë e mirë. Kemi parë deri më tani shumë lojtarë të Maqedonisë në Ligën e Evropës, kanë lojtarë në Portugali, Spanjë, Itali. Do të thotë janë skuadër e mirë, por edhe ne kemi skuadër të mirë. Dhe, e qartë për mua, kujtoj situatën para ndeshjes me Çekinë, pa Zenelin, me mungesa. Thoja se nuk ka rëndësi kush luan, por si luajmë ne. Ju kujtohet teoria ime. Videoja speciale. Për mua, është njësoj në këtë ndeshje. Kemi lojtarë për këtë ndeshje dhe tani është puna ime për të provokuar ndoshta, për t’iu dhënë energji të shkëlqyer për këtë ndeshje, këtë ndeshje madhështore. Mund të qaj tani, pa Vedatin s’është e lehtë, por, duhet të pranoj se në këtë kohë, ju them mos bëni polemika me “luaj këtë lojtar, mos e luaj këtë” – por jepni energji për këtë kombëtare, pasi është e rëndësishme për ju, për njerëzit tuaj. Është edhe punë e juaj. Mund të sillni diçka për këtë skuadër. Flisni pozitivisht”, ishin fjalët e zvicëranit.

A beson trajneri se me gjithë mungesat që kemi, lojtarët që janë në formë të mirë mund t’ia dalin në këtë ndeshje?

“Ke të drejtë. Je trajner i mirë. Kemi lojtarë të mirë. Vedati dhe Miloti janë të mirë, por jam i sigurtë se 11-a startuese në Maqedoni janë shumë lojtarë të mirë. Jam gati për këtë ndeshje. Nuk mendoj për lojtarët që nuk janë këtu dhe se na bëjnë të vështirë. Jo, jo, jo”, ishte përgjigja e Challandes.

Nëse mungon Rrahmani, a ka trajneri një lojtar që i jep shiritin e kapitenit?

“Tani, nuk ishte problemi im i parë deri më tani. Pyetje e mirë. Kemi lojtarë me eksperiencë. Më jepni një emër, meqë jeni trajner i mirë? (Haha). Bëj shaka. E rëndësishme është të jetë një lojtar që ka përvojë me skuadrën, Shala ishte kapiten, Valoni ishte kapiten, kemi mjaftueshëm mundësi për kapitenin. Nuk është problem i madh për mua. Por, shpresoj të jetë Amir Rrahmani dhe do të luftojmë deri të enjtën”.

Pavarësisht rezultatit ndaj Maqedonisë, sa do të jetë e vështirë për Kosovën të përballojë edhe dy ndeshje (me mungesat)?

“Është e qartë se nuk është e lehtë situata, sepse shpirti ynë dhe mendja jonë është e fokusuar vetëm për Maqedoninë, pasi është play-off. Dy ndeshjet e Ligës së Kombeve janë të rëndësishme, por tani është shumë, shumë e komplikuar në kokën time, dhe të lojtarëve, për të menduar për Slloveninë. Në këtë situatë, me tri ndeshje në këtë kohë, është situatë e keqe. Shumë lojtarë nuk bëjnë përgatitje të mira, janë transferimet, mes dy skuadrave, nuk stërviten… shumë, shumë  situatë e keqe. Tani kemi tri ndeshje kombëtare dhe është shumë. Por, tani mendojmë vetëm Maqedoninë. Nëse fitojmë me Maqedoninë, mund t’ia hedhim edhe me ndeshje të këqija. Janë ndeshje kombëtare, por duhet të mbijetojmë. E dini në këtë situatë ç’do të thotë mbijetim për Kosovën”, shtoi trajneri, transmeton lajmi.net. “E dini, nuk është e lehtë të drejtosh kombëtaren. Këtë mbrëmje stërvitemi vetëm me gjysmë skuadre, pasi lojtarët kanë luajtur dje, disa vijnë sot. Nuk është kohë e lehtë. Nuk mund të punosh me intensitet të lartë, të ndryshosh taktika. Nuk ka të bëjë me taktikat, ka të bëjë me mendjen. E rëndësishme është të shohim si mund të mbijetojmë këto ndeshje”.

Duke marrë parasysh faktin që UEFA dha dritën e gjelbër që disa ndeshje të luhen me tifozë (30%) – kjo nuk vlen për ndeshjen ndaj Maqedonisë. Si e vlerëson trajneri këtë vendim të UEFA? A ka mesazh konkret për Dardanët?

“Jam i lumtur të kem 30% këtu në Prishtinë. Jam i lumtur. Kemi nevojë për mbështetje. Nuk janë shumë, por tani mjaftojnë. Në Maqedoni nuk mund të them asgjë. Ata kanë vendosur pa tifozë. Edhe një herë, ka të bëjë me çfarë bëjmë ne, jo me taktikat e tyre, tifozët asgjë tjetër”.

Meqë kërkoni energji pozitive, cili është mesazhi juaj?

“E njoh Kosovën. Njoh lojtarët e mi. Njoh mentalitetin e lojtarëve dhe njerëzve në Kosovë. Njoh edhe historinë e këtij kombi të ri. Mendoj se do të kem një skuadër luftuese në fushë, në Maqedoni. Jam i sigurt. Jam i sigurt. Është ndoshta puna më e rëndësishme në karrierën time tani, KJO NDESHJE. Është për mua, them, jo vetëm ndeshje futbolli, por gjithçka tjetër, sepse JEMI NË KOSOVË, në vendin e ri të Kosovës dhe skuadra e futbollit është shumë e rëndësishme për Kosovën, për njerëzit. Lojtarët nuk duhet të harrojnë rrënjët e Kosovës dhe çfarë do të thotë të luash për Kosovën. Jam i sigurtë se askush nuk do të zhgënjejë. Ndoshta nuk fitojmë, sepse është futboll, por jam i sigurt se në fund të ndeshjes nuk kemi pishmane. Do të bëjmë më të mirën”, ishin fjalët e Bernard Challandes.  /Lajmi.net/