Inter përgatit marrëveshje të re për Lautaro Martinez

Lautaro Martinez i ka shpëtuar ‘kthetrave’ të Barcelonës.

Sport

05/10/2020 10:01

Lautaro ishte në mesin e lojtarëve më të përfolur para se merkatoja të hapej, por tani, në fundin e merkatos, emri i tij është heshtur.

Sulmuesi argjentinas ka shmangur një transferim te Barcelona, duke vendosur për vazhdimin me Inter.

‘Tuttomercatoweb’ madje shkruan se Inter do të fillojnë negociatat këtë javë për marrëveshjen e re me lojtarin, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Lautaro me Inter është e vlefshme vetëm deri në vitin 2023, muajin qershor.

Kjo kontratë synohet të zgjatet nga drejtuesit e Inter, të cilët sigurisht se do të ofrojnë edhe rritje në pagë për argjentinasin.

Thuhet se marrëveshja që do t’i ofrohet lojtarit do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025. /Lajmi.net/