Përfundon ndeshja, Juventusi pritet ta marrë fitoren në tavolinë ndaj Napolit

Gjyqtari i ka dhënë fund ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit... pa u zhvilluar fare.

Sport

04/10/2020 21:51

Takimi i parashikuar të fillonte nga ora 20:45, nuk u zhvillua fare për shkak se skuadra mysafire nuk u lejua të udhëtonte drejt Torinos.

Napoli nuk është lejuar nga instituti i shëndetësisë (ASL) të udhëtojë në Torino, pas tre rasteve pozitive me COVID-19.

Rregullorja e Serie A parasheh që vetëm nëse një skuadër ka mbi 10 futbollistë të infektuar, atëherë ndeshja mund të anulohet, siç është rasti i Genoas.

Legia Serie A doli me një komunikatë disa orë më parë, duke njoftuar se nëse lojtarët e Napolit nuk dalin në fushë, atëherë fitorja i takon Juventusit në tavolinë.

Rrjedhimisht, nënkuptohet se tre pikët do t’i shkojnë Juves me rezultat zyrtar 3:0. /Lajmi.net/