Serie A nuk do të shtyjë ndeshjen – për çdo komplikim, Juve merr fitoren 3:0 në tavolinë

Napoli nuk do të udhëtojë drejt Torinos, për ndeshjen kundër Juventus.

Sport

03/10/2020 22:31

Rastet me koronavirus kanë bërë që Napoli të mos udhëtojë drejt Torinos, por kjo nuk shkon për shtati me protokollin e Juventus.

Sipas raportimeve të ‘La Repubblica’, Serie A Lega nuk do të shtyjë ndeshje, transmeton lajmi.net.

FIGC do t’i jap Juventusit tri pikët në tavolinë,  me rezultatin zyrtar 3:0 në tavolinë.

Napoli si pasojë e situatës nuk do të lirojë lojtarët për t’u bashkuar me kombëtaret dhe kjo penalizon edhe Kosovën, në rastin Amir Rrahmani. /Lajmi.net/