Anulohet ndeshja Juventus – Napoli?

Takimi Juventus – Napoli mund të dështojë të zhvillohet këtë javë.

Sport

03/10/2020 19:42

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, regjioni Campania ka bllokuar udhëtimin e Napoli drejt Torinos, pasi nga ASL nuk vlerësohet i sigurt, përcjell lajmi.net.

Napoli numëron dy lojtarë të infektuar me koronavirus, mes së cilëve edhe Elif Elmas.

Napolitanët janë infektuar pas ndeshjes ndaj Genoa, skuadër kjo e fundit te e cila kanë rezultuar 22 anëtarë pozitivë.

Ndeshja mes Juves dhe Napolit planifikohej të luhej të dielën. Pritet njoftimi zyrtar për vendimin final. /Lajmi.net/