Xheni Karaj: Kur e kuptova që isha lezbike, doja të vrisja veten

Xheni thotë se ka dashur ta vras veten.

ShowBiz

01/10/2020 10:54

Aktivistja Xheni Karaj ka rrëfyer publikisht se kur ka kuptuar orientimin e saj seksual ka menduar që të vriste veten.

E ftuar në “AbcNews”, Karaj tha se ka qenë një periudhë shumë e vështirë në jetën e saj, pasi ishte adoleshente dhe nuk kishte parë asnjë vajzë tjetër që ta kishte pranuar publikisht këtë gjë.

“Në periudhën e adoleshncës sime ne nuk kishim modele, kishin bërë coming out publik shumë pak. Kjo periudhë për mua ishte shumë depresive, mendoja çdo ditë si të vdisja, sepse mendoja që nuk kishte vend në këtë botë për njerëz si puna ime”– tha Xheni ndër të tjera.

Tashmë ajo e ka pranuar publikisht dhe bashkëjeton me partneren e saj.