5 arsye që nuk mund të ndaloni së ngrëni

Po sikur të ketë arsye tjera pse ndiheni të uritur?

Lifestyle

30/09/2020 15:28

Së pari, duhet të kuptoni pse jeni të uritur dhe nëse jeni me të vërtetë të uritur, transmeton lajmi.net.

  1. Etja

Nëse kohët e fundit keni ngrënë mirë dhe përsëri jeni të uritur, kujtohuni kur keni pirë për herë të fundit ujë. Pini një gotë dhe prisni për ca kohë. Ndjenja e urisë do të ulet, dhe madje mund të kuptoni se nuk ishte fare të uritur.

  1. Kaloritë boshe

“Merr diçka të shijshme”. Këtu vijnë kaloritë boshe. Snacks të ëmbla, madje edhe në sasi të vogla, vetëm ngacmojnë oreksin, duke mos e ngopur trupin me lëndë ushqyese të dobishme.

  1. Mungesa e gjumit

Me 7-8 orë gjumë të shëndoshë, ndjenja e urisë nuk do t’ju zgjojë gjatë natës, transmeton lajmi.net. Natën, trupi ynë prodhon hormonin melatonin, i cili është përgjegjës jo vetëm për funksionimin e duhur të organeve tona, por edhe për pamjen tonë.

  1. Sjellja nën stres

Të gjithë ne jemi të ndarë në 2 kategori në lidhje me stresin: ata që nuk mund të shikojnë as ushqimin dhe ata që e dinë se një tortë e shijshme do të ndihmojë në çdo situatë të tmerrshme.

Nëse i përkisni grupit të dytë, kjo pikë është për ju.

Rregulli kryesor është të mbani mend se stresi nuk është një justifikim për të pushtuar dyqanet e ëmbëlsirave.

Telefononi të afërmit tuaj, bisedoni për gjëra të këndshme, bëni një shëtitje në park, shkoni për një stërvitje, lexoni një libër emocionues ose shikoni një shfaqje interesante televizive.

  1. Snacks të papërshtatshme

Alkooli stimulon oreksin. Prandaj, para një feste me miqtë, kujdesuni paraprakisht për menynë tuaj. /Lajmi.net/