Bayerni në telashe, Sane mungon gati një muaj
Telashe të mëdha janë paraqitur për Bayern Munich në këtë fillim sezon.
Sport
Kampionët e Evropës nuk do të mund të llogarisin për tre apo katër javë në shërbimet e Leroy Sane, shkaku i një dëmtimi që ka pësuar.
Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick.
Sane do të humbasë duelin final të Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit, e po ashtu edhe sfidën kundër Hertha Berlin.
Gjermani nuk do të thirret as në ekipin kombëtar për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Në pikëpyetje për Superkupën është edhe David Alaba, që ka pësuar një dëmtim të muskujve./Lajmi.net/