Getinjo: Evropa e di çka kemi hjekë
Getinjo ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend.
ShowBiz
Specialët e EULEX-it gjatë gjithë ditës së djeshme kanë bastisur zyrat e OVL-UÇK-së, shkruan lajmi.net.
Madje, ata arrestuan edhe dy krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, andaj e gjithë kjo nxiti reagime të shumta në publik.
Shumë prej fytyrave publike kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, mes tyre edhe reperi Getinjo, i cili publikoi disa fotografi.
Në ato imazhe, ai sjell pamje të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një tjetë imazh prekës të refugjatëve.
“Evropa e din qka kem hek”, ka shkruar ai sipër njërës foto.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Getinjo u publikua korrik, ndërsa është duke punuar rreth finalizimit të një kënge të re. /Lajmi.net/