Inter gjen pasuesin e Skriniar

Inter thuhet se janë të interesuar për mbrojtësin e Schalke, Ozan Kabak, si pasues të Milan Skriniar.

Sport

25/09/2020 13:43

20 vjeçari është transferuar te Schalke verën e kaluar për 15 milionë euro, gjashtë muaj pas transferimit te Stuttgart nga gjigantët turk, Galatasaray.

Sky Sport Italia zbulon se Interi ka identifikuar mbrojtësin Kabak si një investim të mirë për të ardhmen.

Tottenham janë në bisedime me Interin për transferimin e Skriniar, dhe Kabak ka dalë si një zëvendësim i sllovakut në ‘San Siro’.

Ozan Kabak është paraqitur dy herë për Kombëtaren e Turqisë./Lajmi.net/