Imazhet e para të markës së veturave BMW – M3 dhe M4
Fotot e para zyrtare të dy veturave të markës, BMW, me performancë të lartë, kanë dalë në internet përpara premierës botërore të këtyre veturave.
Auto & Tek
Se premiera e BMW M3 dhe M4 është shumë afër dëshmohet nga fotot që, tradicionalisht, “aksidentalisht” shfaqen në internet si njoftim i premierës zyrtare të një modeli të ri.
Siç pritej, të dy makinat kanë një dizajn të ri, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, detaji më i rëndësishëm i këtyre dy modeleve është motorizimi.
Është njoftuar se M3 dhe M4 do të përdorin të njëjtin motor elektrik me benzinë nga modelet X3 M dhe X4 M.
Kanë një motor 3.0 turbo që prodhon 479 kuaj fuqi dhe 600 Nm çifte rrotulluese.