Arbëria – Prishtina dhe Drenica – Besa, përfundon 45 minutëshi i parë me këto rezultate

Ka përfunduar 45 minutëshi i parë në dy ndeshjet e Superligës që po zhvillohen aktualisht.

Sport

22/09/2020 16:59

Ekipi i sapoinkuadruar në elitë, Arbëria është duke barazuar kundër pretedentit për titull Prishtina 1:1.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit doli e para në avantazh me golin e Dior Zabërgja (10′) nga jashtë zone, ndërsa Otto John (35′) barazoi nga afërsia.

Ndërkohë, me të njëjtin rezultat përfundoi edhe sfida Drenica – Besa.

Matheus De Paula (34′) i dha fillimisht epërsinë Besës në takim me Drenicën në gjysmën e parë.

Vendasit barazuan në minutat e fundit me anë të Mziu (44′) nga pika e bardhë. /Lajmi.net/