Kjo është makina më e gjatë në botë, është nën pronësinë e një sheiku
Ideja e makinave të gjata vjen nga Amerika, teksa ky lloj koncepti i veturave përkon edhe me shijet e shofërëve nga shtetet e tjera.
Auto & Tek
Kamionët e mëdhenj janë një markë tregtare e ShBA-ve, por ai më i gjati duket se ka origjinën në një vend tjetër, transmeton lajmi.net.
Kamioni më i gjatë në botë është nën pronësinë e një sheiku me emrin Hamad bin Hamdan Al Nahyan.
Makina i përket modelit Dodge Ram 4500, por ajo është modifikuar dhe zgjatur në formë ekzagjeruese.
Vetëm pjesa e pasme është e gjatësisë 4.88 metra, teksa boshti i rrotave është 5.2 metra i gjatë.
Sheiku nuk ka bërë me dije se sa i ka kushtuar një modifikim i tillë, e as nuk dihet se a do e vë në shitje. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CCyBOtGgNoq/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/tv/CAsnDWMgSG4/?utm_source=ig_embed