Modeli i famshëm i veturave më në fund kthehet në ’emoji’
Apple iOS14, në mesin e 'emoji' të rinj, ka sjellë edhe modelin e famshëm të Ford-it, F-150.
Auto & Tek
Kjo po që është një rast me të vërtet i rëndësishëm për prodhuesin amerikan të automobilëve, meqë sipas Car Buzz, kjo gjë do kontribuojë në rritjen e shitjeve të veturave në nivel global, transmeton lajmi.net.
Ford lansoi për herë të parë emojin në Ditën Botërore të Emoji vitin e kaluar dhe tani më në fund ka marrë miratim nga Apple.
Në një video të shpërndarë nga Ford, kompania tregon një version satirik të zhvillimit dhe dizajnit të emoji-ve të reja.
“Skuadra ka bërë shumë punë për këtë projekt. Si çdo risi e vërtetë, ajo filloi me një skicë, pastaj duke skulpturuar. Ne ishim të kënaqur me konceptin tonë”, deklaroi firma. /Lajmi.net/