Kulusevski: Cristiano fantastik, Ibrahimovic ishte idhulli im

Dejan Kulusevski është shprehur i nderuar që ka mundësinë të luajë me Cristiano Ronaldo në një skuadër.

Sport

18/09/2020 18:45

Mesfushori i Juventus shpreson të debutojë me fanellën e Juve në Serie A gjatë së dielës, por para këtij momenti ai ka dhënë edhe disa komente të tjera.

Lojtari nuk hezitoi të fliste për fytyrën kryesore të Juventus, Cristiano Ronaldo, të cilin e vlerëson si fantastik, por përmendi edhe yllin e Milan, Zlatan Ibrahimovic, të cilin dikur duket ta kishte idhull.

“Cristiano është fantastik, është shumë i mirë. Ai flet me të gjithë, edhe për gjërat jashtë fushës”, ka thënë Kulusevski, transmeton lajmi.net.

“Jam me fat të luaj me të dhe shpresoj se mund ta ndihmojë atë”, shtoi lojtari.

Mesfushori i kombëtares së Suedisë foli edhe për Zlatan Ibrahimovic, që gjithashtu luan në Serie A, por me Milan, dhe nga i cili kishte pranuar telefonatë pas zyrtarizimit te Juve.

“Ai (Zlatan) ishte idhulli im, ai hapi dyert në Suedi kur askush nuk i kishte hapur. Ne folëm, ai më telefonoi dhe ishte i lumtur për mua.”

“Kur isha i vogël, kurrë nuk besoja se Zlatan do të më telefononte mua”, shtoi suedezi.

Dejan Kulusevski luajti sezonin e kaluar me fanellën e Parmas, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe duke bërë që Juve të niste ofertë për të. /Lajmi.net/