Rozana Radi: Ka pasur ditë kur nuk paguaja dot as një paketë cigare
Rozana Radi ka rrëfyer sfidat në të cilat ka kaluar deri më sot.
ShowBiz
Rozana Radi përmes një postimi, u tregua shumë e sinqertë për fansat, për të rrëfyer peripecitë në të cilat ka kaluar, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja fillimisht tha se nuk është përfekte dhe se jeta e ka sfiduar me humbje të mëdha prej kur ishte në moshën delikate.
Ajo kishte humbur babanë e pastaj nënën, ndërsa flet edhe për vështirësitë financiare që kishte, duke shtuar “Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare”.
https://www.instagram.com/p/CFOvuMcB3o3/
Por , pavarësisht të gjithave, ajo ia doli dhe atë duke mos ia zgjatur dorën askujt dhe tani është një grua e pavarur.
Sa i përket projekteve muzikore, Rozana kohën e fundit ka lënë pasdore anazhimet në këtë drejtim dhe më shumë është fokusuar në biznes. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CFHG_E6BsRj/