“Kur e pyes sa herë ka qenë i fejuar”, e dashura e re e vë në lojë Seldin

Seldi Qalliu ka nisur lidhje të re dashurie.

ShowBiz

16/09/2020 12:01

Seldi Qalliu është emër shumë i komentuar në shtypin rozë, si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale, shkruan lajmi.net.

Ai ka pasur një fejesë të dështuar me Dafina Zekën si dhe atë të fundit me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Tani, artisti ka lënë të kaluarën pas dhe ka filluar lidhje të re me modelen Sindy Cela, lidhje të cilën e zyrtarizoi para pak ditësh, pikërisht në ditëlindjen e saj.

https://www.instagram.com/p/CE7pXO1BfCz/

Ajo e ‘vuri’ në lojë këngëtarin së fundi përmes një postimi, ku shfaqen në një moment romantik teksa po qëndrojnë në Tiranë.

“Kur e pyes sa here ka qene i fejuar”, ka shkruar ajo, ndërsa replikoi Seldi në koment duke shkruar “hahahahah”, duke treguar se këtë gjë nuk e ka problem.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Seldi titullohet “Nutella”, këngë në videoklipin e së cilës ishte edhe e dashura e tij, Sindy Cela. /Lajmi.net/

YouTube player